Është shkollë qendrore e cila posedon të gjitha kushtet për mësim kualitativ. Dy vitet e fundit( 2019-2020) u bë edhe renovimi total I kësaj shkolle të cilat ishin të finasuara nga ana e Komunës së Sarajit , Ministris së Arsimit dhe
iniciativat e bashkfshatarëve tanë të Kondovës. Falë këtyre donacioneve shkolla jonë mundë të themi se llogaritet edhe si shkollë gjysëm e dixhitalizuar pasiqë posedon kabinet të informatikës me 25kompjuter funksional dhe 8 klasa me kompjuter statik për zhvillim të mësimit në distancë( online)
Për momentin shkolla posedon 19 paralele me 42 të punsuar , ku nga këto 30 janë arsimtarë, 6 janë personel teknik 4 janë administratë dhe 2 udhëheqësa..
Drejtor i shkollës është Mensur Jakupi me përvojë 20 vjeçare në arsim.