Lajmërim-Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2021/2022

Të nderuar prindër dhe nxënës të dashur.

Ju informojmë se këtë vitë shkollorë  regjistrimi i nxënësave në klasën e parë për vitin shkollor 2021/2022 do të realizohet në përputhje me situatën  e krijuar nga pandemia  e  virusit COVID-19, për këtë arsye edhe regjistrimi do të bëhet në këtë mënyrë:

Regjistrimi do të bëhet online me fletparaqitje e cila do të mundë të shkarkohet nga faqja e shkollës  si dhe me skanimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim ( dokumentet e kompletuara të dërgohen ne emailin e shkollës bajramsabani1@gmail.com , ose në mënyrë fizike duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Virusi..

               Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

1.Çertifikata e lindjes ( kopje ose origjinali)

2. Vërtetim për vaksinat e pranuara nga organet kompetente( Poliklinika Gjorçe Petrov)

3. Vërtetim nga dentisti ( Poliklinika Gjorçe Petrov)

4.Vërtetim nga oftalmologu ( Poliklinika Gjorçe Petrov)

 -Të gjitha dokumentet duhet të dorzohen te shërbimi pedagogjik më së vonti deri me datën 01.06.2021 çdo ditë pune nga ora 09.00 -12.00 h (Psikologu: Besime Kamberi-071658254)

Nxënësat që mundë të regjistrohen janë ata të cilët jan të lindur në vitin 2015, si dhe ata që jan të lindur deri me 31.01.2016 (me pëlqim nga prindi dhe psikologu).

Shërbimi profesional do të ju informon në lidhje me terminin për intervistë të nxënësit-es. 

Si shtojcë mund ta shkarkoni fletëparaqitjen më poshtë